Hetimi i proçedurës së tenderimit për karburant për nevoja të Bashkisë së Kukësit çon në Spak ish zv.kryetarin sot kryetar në detyrë Granit Gjana.
WebLajm mëson se ky hetim ka nisur pas kallëzimit penal të firmës Ufo Cengu shpk, kallëzim i bërë më 29 maj 2023.
Në këtë garë është kualifikuar kompania Kastrati. Ndërsa sasia e tenderuar është 156 mijë e 516 litra.
Ky është hetimi i dytë që Spaka ka në Bashkinë e Kukësit pas aferës seksuale të ish kryebashkiakut të arrestuar Safet Gjici.
Edhe ky hetim ndiqet nga e njëjta prokurore që ka dosjen e z.Gjici, ajo është Manjola Kajana, ndërsa BKH ka sekuestruar praktikën e tenderit.