Arrestimi i Kryebashkiakut Safet Gjici në Kukës nga Spak pas aferës seksuale. Shoqëruar më pas me shkarkimin e tij nga qeveria dhe lënien e Bashkisë pa kryetar. Ka detyruar ribërjen e zgjedhjeve në këtë Bashki. Është Presidenti Bajram Begaj ai që ka caktuar datën 24 shtator si ditën e rimbajties së votimeve aty.

*Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës*
Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.
Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.