Terrorizoi familjen dhe lagjen duke uahtruar dhunë dhe qëlluar me mitraloz, efektivët e RENEA ekzekutojnë 62 vjecarin në Maliq.
Pas ndërjyrjes së Renea ka reaguar edhe ministri i brendshëm z.Taulant Balla duke vlersuar aksionin e kryer.
Policia eleminon personin që ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe djalin, reagon ministri i Brendshëm Taulant Balla.
“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin. Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”-ka shkruae Balla në rrjetet sociale.

