Policia e Tiranës dhe sektori antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.
Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Burime për weblajm bënë me dije se disa nga të arrestuarit janë shtetas Kosovar.