Guardia Di Finanza, Policia Shqiptare dhe partnerë ndërkombëtar nën drejtimim e SPAK po kryejnë një megaoperacion antidroge në det.
Trafikantët djegin velierën me drogë. Shkëmbehej hashash heroinë e kokainë në det, baza e grupit Fushë Kuqe dhe një Restorant me prodhime deti në Patok.
6 të arrestuar mes tyre 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas. Janë sekuestruar 4 gomone dhe sasi droge. Operacioni në vijim Renea zbarkon në Laç arrestohet zyrtari lartë i policisë sekuestrohen 2 armë pistoletë drogë dhe lekë.
Gomonet u nisën në ora 7 nga Patok, në hetim edhe zyrtari i lartë i policisë si dhe në pranga ish polici me inciale A.I.
Hetimi drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.
Veliera ishte me flamur ukrainas dhe ishte nisur nga Mali i Zi drejt Patokit. Droga do shkëmbehej në adriatik 18 milje nga laguna Patokut.
Mes të shoqëruarve për tu pyetur edhe 10 minoren pjesë e trafikut. Sekuestruar telefona celularë dhe prova materiale.
Të arrestuarit
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan shtetasit: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.