U kapën me mbi 11 mijë doza ekstazi, gjykata penale lë në qeli 5 të dyshuarit.
Mes tyre në qeli u la dhe Besnik Mujeci anëtari Levizjes Vetëvendosje, i shkarkuar pas arrestit.
Gjykata pranoi kërkesat e prokurorit Ndini Tavani ndërsa po hetohet me Policinë e Kosovës për të zbuluae origjinën e drogës sintetike.
Ajo u fut nga Kosova me autobuz në Shqipëri dhe do shitej për 30 mijë euro nga trafikantët.
Mithat Ramadani, Besnik Mujeci Kalem Picari, Ambra Myftari, Daniel Avdia para gjykatës kanë heshtur duke mos treguar se si e siguruan deogën, ndërsa Myftari konsiderohet si kordinatorja e grupit kriminal Kosovar me atë Shqiptarë.
Teksa Ambra Myftari pa paratë u bind të shkëmbente drogën shumë pranë drejtorisë së Policisë në Tiranë, pa e ditur se po ja shiste një agjenti policie të identifikuar si “Fajkoi”.