Parandalimi i 2 atentateve ndaj Ines Hajrullës, një me armë pistolet selenciator dhe një me dy bomba me telekomandë, ka bërë që 365 ditët e vitit statistikor në Policinë e Vlorës të kenë një bilanc që ska ndodhur në afro 40 vite.
Përgjatë 2022 në Vlorë u shënuan 4 vrajse, në 2021 u shënuan 8 vrasje, ndërsa kjo është hera e parë që në një vit nisur nga data 18 gusht 2022 -18 gusht 2023 nuk ka asnjë vrasje.
Për herë të fundit ky bilanc me zero vrasje në 12 muaj vit statistikor është shënuar në vitin e largët 1984 kohë në të cilën shqipëria ishte në regjim diktatorial.
2023 ka shënuar një tjetër bilanc pozitiv për Vlorën, ai është bilanci turistik dhe sezoni veror çka ka bërë të ketë një numër të lartë tursitësh përfshi edhe vizitën e kryeministres Italiane Giorgia Meloni. Familja Meloni zgjodhi të pushojë për disa ditë bë Vlorë ke ftesë të kryeministrit Rama.
Edhe në statistikat e krimit ndaj jetës të Prokurorisë së Përgjithshme përgjatë 2022-2021 Vlora renditet në qarqet me 6 %, ndërsa krimet më të shumta i përkasin Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Fierit.
Kur qyteti ofron rend e siguri, turizmi është fusha e parë dhe indikatori që tregon rritje të besimit.
Duke shpresuar që ky bilanc do të vlejë për të inkurajuar forcat e rendit të bëjnë ende më shumë për të ruajtur jetën dhe pronën e Vlonjatëve dhe jo vetëm, le të shërbej edhe për qeverinë qëndrore ky bilanc për ti shpërblyer forcat e rendit sipas meritës dhe rezultateve.