Përdorimi i autoveturës së ministrisë së shëndetësisë nga binzesmeni i cili u favorizua për të marrë konçesionin e sterilizimit, është ndër provat e Spak ndaj ish ministrit Ilir Beqaj.
Ndaj tij hetimet janë ende të hapura, ndërsa rezulton sipas dosjes se Ilir Rrapaj jo vetëm është favorizuar por shteti atij i ka lënë në përdorim një makinë zyrtare dhe një shofer personal, përkatësisht shoferin e zv.ministrin Klodian Rjepaj.
Bëhet fjalë për makinën Hundai Tuscan e vit prodhimit 2008 me targë TR4112R. Me këtë makinë sipas Spak Rrapaj ka udhëtuar edhe me ish Ministrin Ilir Beqaj, paçka se ai skishte asnjë funksion shtetëror të përdorte makinë zyrtare dhe shofer të paguar nga taksat e shqiptarëve.
Ky udhëtim i cili sështë i vetëm sipas spak dhe prova të tjera të dijenis mbi konçesionin pritet që në ditët në vijim të çojnë në mbylljen e hetimeve edhe për ish Ministrin Beqaj.