Hetimi i aferës së sterilizmit i cili ka çuar në pranga 2 persona dhe 6 të tjerë hetim në liri, pritet të zgjerohet edhe më shumë.
Vendimi i siguruar nga weblajm nxjer në pah, një situatë sa të pabesueshme aq edhe të dënueshme penalisht. Kontrata origjinale 10 vjeçare e firmosur mes shtetir dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të arrestuar për mashtrim ka humbur dhe nuk gjindet. Spak thotë se e ka kërkuar gjithandej por ajo s’gjendet as në arkivën e ministrisë dhe ka humbur! Spak ka sot në dorë vetëm një kopje të njëhsuar me origjinalin por jo kopjen origjinale me firmën e Ministrit të asajkohe dhe biznesmenit të arrestuar.