Stephan Morgenstem është lënë në qeli nga Gjykata Penale e Tiranës pasi akuzohet për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtar. 61-vjeçari kërkoi përmes avokatit Maks Haxhia lirimin përmes garancisë pasurore në vlerën 2 milion lekë të reja, por u rrëzua nga gjyqtari Gerd Hoxha.
Avokati Maks Haxhia tha se lidhur me këtë çështje megjithëse ka bashkëpunëtor nuk është arreatuar asnjë shtetas korean, ndërsa kërkoi lirimin nga qelia pasi nuk ka marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut, teksa ky shtet e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet 61 vjeçari gjerman kishte blerë në Shqipëri edhe një vilë në periferi të Tiranës. Ai u kap në Rinas teksa po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë. Për 61 vjeçarin në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”.