Pas arrestimit të Eldi Allushit shoferit që fluturoi fuoristradën luksoze bmw x6 tek diga e liqenit, ka reaguar edhe ministri i brendshëm Taulant Balla. Balla ka kërkuar shtim të kontrolleve nga policia duke e konsideruar bmw e aksidentit si një armë në duart e shoferit të papërgjegjshëm.
‼️ Qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara është një kundravajtje që ka penalitete në Kodin Rrugor, por kur shkelja ndodh në qendra të banuara atëherë mjeti mund të konsiderohet një armë vrasëse në duart e autorit që e drejton, me penalitete të rënda në Kodin Penal. Ngjarja e mëngjezit të sotëm në Tiranë është e rëndë dhe ajo që i takon Policisë së Shtetit është marrja e masave të menjëhershme të parandalimit të këtij fenomeni. Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka detyrën dhe mbështetjen për kontrolle të menjëhershme ‼️