Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit për të transmetuar për 3 sezonet e ardhshme në ekranin e MCN ndeshjet e futbollit të Superligës Shqiptare, të Kupës dhe të Kategorisë së Parë.
Ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht dhe falas për të gjithë sportdashësit.