Prej 15 vitesh Berati është në listën e qyteteve Muze të mbrojtura nga Unesco, por ky status se ka ndaluar administratën lokale atje të tolerojë ndërtimet e objeteve në shkelje me ligjin dhe me planin urbanistik lokal.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit të përfunduar ka konstatuar një sërë shkeljesh në Bashkinë e drejtuar nga Ervin Demo, ish Pegagogu i Fakultetit Ekomonik dhe sot Kryetar Bashkie. Shkelje të cilat janë renditur për 18 praktika leje ndërtimi nga shtesa kati, ndërime pallati e objekte, agroturizim e deri tek ndërtesa objekte kulti.
WebLajm disponon një kopje të këtij auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit ku në lejet e dhëna nga kjo Bashki janë konstatuar shkelje deri në kufijtë e veprës penale apo absudrdit.
3 Praktika, me mosrespektimin e kondicioneve urbane të tilla si koeficienti i shfrytëzimit të territorit, intensitetit të ndërtimit, lartësia e ndërtimit, të përcaktuara në Planit e Përgjithshëm Vendor dhe Rregullores së Planit të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit.
4 Praktika në të cilën pasqyrohej e njëjta situatë në lidhje me mosrespektimin e distancave të lejuara nga kufiri i pronës, sipas rregullores dhe legjislacionit në fuqi, përkatësisht në lejen e ndërtimit.
2 Praktika tek të cilat pasqyrohej e njëjta situatë, në lidhje me mosparaqitjen e mënyrës dhe mungesën e aksesit në parcelën që do të zhvillohet ndërtimi.
2 Praktikë tek të cilat pasqyrohet e njëjta situata në lidhje me mospërputhjen ndërmjet tipologjisë së objektit dhe tipologjisë së objekteve të lejuara në njësinë përkatëse, sipas Planit të Përgjithshëm Vendor dhe rregullores së planit të miratuar, përkatësisht në lejen e ndërtimit.
2 Praktika me mosparaqitjen e saktë të rilevimit topografik që pasqyron gjendjen ekzistuese të parcelës e objekteve me të cilat kufizohet dhe mospasqyrimi i duhur i planvendosjes në të cilën evidentohet njolla e objektit mbi parcelën që do të zhvillohet.
3 Praktika tek të cilat pasqyrohej e njëjta situatë, në lidhje me mosparaqitja në sistemin e-Leje të dokumentacionit të nevojshëm për miratimin e lejes së ndërtimit.
1 Praktikë në të cilën aplikimi për lejen e ndërtimit nuk është bërë në kategorinë e lejeve të ndërtimit mbi 250 m2 , por leja e ndërtimit është miratuar në kategorinë deri në 250 m2 , duke shmangur e thjeshtësuar disa kritere të tjera që duhet të plotësojë për miratimin e lejes së ndërtimit
1 Praktikë në të cilën mënyra e përllogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë nuk është llogaritur në mënyrën e duhur, në bazë të Ligjit Nr. 107/2014, për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, neni 46 dhe Ligji Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar, Neni 27. Gjetja e konstatuar u evidentua në rastin e mëposhtëm të miratur për leje ndërtimi, me objekt:” Sallë Konferencash Berat”.
Ndalur tek shkelet e konstatuara në terren KLSH në auditin e kryer në këtë njësi të qeverisjes vendore thotë se në harkun kohor të një viti IMT Berat ka vendosur 14 gjoba por ka arkëtuar vetëm 6 prej tyre dhe tetë të tjera si ka vjelur.
“Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Berat, gjatë periudhës 01.01.2022 -3 1.12.2022, ka marrë 14 vendime për “Dënim me gjobë”, nga të cilat 6 janë likujduar, ndërsa 8 vendime janë të pa mbledhura e të pa ekzekutuara, me një vlerë të debisë për 1 vit, 1,350,000 lekë. Vendimet për gjobë janë dhënë në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është vijuar me kërkesë për urdhër ekzekutimi”.
Lejet e ndërtimit sjanë e vetmja shkelje ligjore që KLSH ka konstatuar, Investimet Publike po ashtu janë gjetur me shkelje. Sipas KLSH rezuton se në proçedurën e blerjes së asfaltit për merimetim apo shtrim rrugësh Bashkia Berat ka një dokumentacion të mangët.
“Në dosjen teknike të investimit sipas kontratës “Blerje asfalt” është paraqitur një projektzbatim i cili nuk është nënshkruar nga personat e cituar, duke mos vërtetuar në këtë mënyrë procesin e ndjekur për hartimin e projektzbatimit, subjekti, apo personat të cilët e kanë realizuar etj. Për këtë kontratë arrihet në konkluzionin se realizimi i punimeve civile nga subjekte të pa licencuara, nuk jepet garanci për realizimin e investimit konformë kushteve teknike të zbatimit. Nuk garantohet cilësia e materialeve të përdorura në ndërtim, për pasojë nuk garantohet jetëgjatësia e punimeve, rrjedhimisht eficenca e
Në katër episode që përfshijnë proçedura të prokurimit publik rezulton se Bashkia Berat ka future si pjesë e grupit të punës të njëjtin zyrtar edhe tek grupi i specifikimeve teknike të dokumentave të tenderit ashtu edhe tek komisioni i vlersimit të ofertave.
Sipas auditi janë këto tenderime ky është shkelur ligji për konfiliktin e intersit çka përbën një shkelje të rëndë, për të cilën edhe gjykata e posaçme pak ditë më aprë urdhëroi SPAK të hetoj ish ministrin e shëndetësisë z.Ilir Beqaj.
1-“Rindërtim i shkollës së mesme Babë Dudë Karbunara Berat”;
2-“Ndriçimi i qytetit Berat”,
3-“Ndërtim i shpatullave dhe kollonave (pilave) bashkë segmentet rakorduese me rrugën Gjeroven Berat”
4-“Rivitalizimi i mjediseve atraktive turistike në fshatin turistik Roshnik” konstatohet se, në mënyrë të gabuar, është caktuar i njëjti zyrtar pjesëmarrës në grupet e punës, si në hartimin e preventivit të punimeve(fondit limit), specifikimeve teknike (pjesë përbërëse e Dokumenteve të Tenderit), po ashtu edhe në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, çka përbën “konflikt interesi” në kuptimin e LPP-së si dhe cënon besim publik në kryerjen e procedurave të prokurimit
Bashkia Berat drejtuar nga Demo rezulton se nuk respekton ligjin edhe për burimet natyrore, në këtë territorin e kësaj bashkia është edhe një nga vendburimet natyrore më të mëdha të naftës si “Shpiragu”
Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se marrja me qira e fondit pyjorë apo shfrytëzimi për prerje i këtij fondi ka shkaktua një dëm ekonomik për buxhetin lokal dhe pjesë të konsiderueshme të pyjeve që përdoren nuk janë hequr nga pasuria e fondit me ligj apo me VKM.