WebLajm ka siguruar foton ku Policia Shqiptare i dorëzon palës Italiane, të etiketuarin padronin e drogës Alket Hatija.
Hatija pati një betejë prej 4 vitesh me drejtësinë duke pretenduar se kish shlyer 16 vite burg në Itali.
Por gjykatat nga shkalla e parë deri në apel e të lartën miratuan ekstradimin.
Alket Hatija ka udhëtuar drejt Italisë më 31 gusht nga aeroporti i rinasit.
Hatia qëndroi në qelitë e policisë në Tiranë vetëm 24 orë pas arrestimit dhe u dërgua në Itali për të shlyer 20 vite burgim.
