Arrestimi pa prova materiale dhe pa provat e krimit të sekuestruara si dhe një ekspertim mjekoligjor për pasojat e të dëmtuarve ne fazat e para. Ka futur prokurorinë e tiranës në një udhë kryq, sa proçedurial aq edhe ligjor me dosjen e dhunës barbare që anëtarë të fisit rraja ushtruan ndaj dy banorëve të fisit Maja në F.Krujë pak javë më parë.
Këto janë dy nenet dhe veprat penale që prokurori Ylli Basha po heton të arrestuarit e dyshuar si Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj. Ndërsa për personin e liruar më herët Kujtim Bërdaku nuk dihet nëse do jenë të njëjtat nene.
Referuar neneve ato kanë një dënim me gjobë ose me burg dhe konsiderohen si vepra penale që sëshumti gjykata me kërkes të prokurorisë i konsideron kundravajtie penale!
Por si u arrit deri këtu?
Është aktekspertimi i mjekësisë ligjore që ka kushtëzuar me humbjen e paaftësisë 9 dite pune të dëmtuarit thotë prokuroria. E pikërisht ky dokumenti që ka detyruar prokurorin Ylli Basha të arrij në këtë vendimarrje duke ndryshuar akuzën me të cilin regjistroi këtë proçedim penal për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.
Ajo që mbetet për tu sqaruar është fakti nëse prokuroria e pranon këtë akt? Ka dyshime për vërtetësinë e tij? Apo do duhet gjykata ta vlersojë?
Prokuroria thotë në reagimin e saj se ka një akteskpertimi, por ky akt ende nuk bëhet publik se kush e ka bërë, firmosur apo çertifikuar?
Reagimi Prokurorisë
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITSHËM TIRANË
Reagim mbi procedimin penal në ngarkim të personave nën hetim për ngjarjen në Krujë
Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen e datës 08.07.2023 në Krujë, si dhe publikimet e shumta në media në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:
Në datën 08.07.2023 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr 5335, në ngarkim të personave nën hetim I.Rr., A.Rr., E.K., P.Rr., Xh. Rr, F. Rr, R. Rr, K. Rr. dhe E. M. për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88/1 e 25 të K.Penal. Personat nën hetim në fjalë, në mesditën e datës 06.07.2023, kanë sulmuar me mjete të forta shtetasit J.M. dhe B.M.
Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1620, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit J.M., u konstatua plagë në lëkurën e kokës si dhe shëmbje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.
Ndërsa nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1621, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit B.M., u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dheë të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.
Mbështetur në kriterin mjeksor, të parashikuar në ligj, dëmtimet shtetasve J.M. dhe B. M., e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal.
Personat nën hetim F.Rr. dhe Xh.Rr., të përfshirë në ngjarje, kanë pasur në duar edhe sende që dukeshin si armë të llojit pistoletë, të cilat i kanë përdorur si mjete për të kanosur viktimat B.M. dhe J.M., duke jua drejtuar atyre, por edhe për të goditur ata në pjesë të ndryshme të trupit. Prej tyre duket se janë konsumuar edhe elemenmtët e veprës penale të “Kanosja”, parashikuar nga neni 84 i K.Penal.
Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal në ngarkim të këtyre shtetasve.
—————————————————————————————————–
E teksa prokuroria pranon se po kryen hetimet, se çfarë hetimesh ende skuptohet kur me këto akt ekspetime çështja është e mbyllur dhe maksimumi dënimit mbetet gjoba pasi 2 muaj paraburgim në rast dënimi përllogariten 3 e po të fusësh edhe gjykimin e shkurtuar asnjë gjykatës sipas ligjit smund ti mbaj në qeli të dyshuarit.
Edhe pse apeli i ka lënë ata në qeli pak ditë më parë me këtë ndryshim akuze atyre u lind e drejta të kërkojnë rivlersim të masës së sigurisë.
Pamjet me figurë e zë, edhe këtë herë skanë mundur të bindin drejtësinë se dhuna makabre ishte me shkopinjë bezbolli apo kërcënim me armë. Kjo pasi referuar akt ekspertimit shkopi bejsbollit spërmendet fare si mjeti dëmtues ndaj dy personave dhe arma përshkruhet si mjet në dukje armë!