Enca fitoi lirinë nga gjykata penale e cila vendosi ta hetojë këngëtaren në masën e detyrim paraqitje, por prej ora 09.30 kur është marrë vendimi ajo mbahet ende në qeli.
WebLajm mëson se mungesa e urdhër ekzekutimit nga prokurorja po mban Ruenca Haxhiajn në dhomat e paraburgimit të policisë së tiranës.

Ajo u ndalua dy ditë më parë për pesë vazjo hashash që policia i gjeti në ballkonin e vilës në Lundër, ndërsa këngëtarja deklaroi se e kishte për përdorim vetjak dhe e kishte kultivuar nga kureshtja.