Një vit nga atentati mafios në Pisa itali, është zbardhur vrasja Elson Kalaverit. Në pranga janë vënë 5 të dyshuar. 2 shqiptar dhe 3 italian.
Operacioni i autoriteteve italiane u quajt “Kanuni” dhe erdhi si rezultat i hetimeve të thelluara nga Karabinierët dhe Prokuroria në Pisa. Nga verifikimet u zbulua se vrasja ishte porositur nga një shqiptar, vëllai i Gent Keçit, për të marrë hak. Për këtë ai pagoi një grup vrasësish, që në rastin konkret janë tre italianët. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar ka dhënë informacion mbi vendndodhjen e Kalaverit.
Konflikti nisur 9 vite më parë
Në vitin 2014 Kalaveri u konfliktua me Genti Keçin, fqinjin e tij. Ky i fundit e ndoqi për ta vrarë deri në komisariatin e Mamurrasit.
Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keçi brenda policisë së Mamurrasit.
Kalaveri, nga Thumana, 27-vjeç atë kohë, ka qëlluar me plumb në kokë Gent Keçin, po nga Thumana, atëherë pronar i një lokali me muzikë ‘live’ në afërsi të Rinasit.
Pas arrestimit në flagrancë, autori i krimit ka deklaruar se gjithçka e bëri për vetëmbrojtjeje.
Elson Kalaveri kishte hyrë në postën e policisë së Mamurrasit për të denoncuar fqinjin e tij, Gent Keçi. Në këtë moment ka hyrë tek posta e policisë dhe 36-vjeçari Keçi.
Dy personat në fjalë kanë debatuar ashpër në prezencë të punonjësve të policisë. Kalaveri ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete dhe ia ka vënë në ballë.
Në çast ai e ka qëlluar atë me plumb në kokë duke e plagosur rëndë.