Asambleja e Të Zhgjedhurve Vendore me iniciativën e një grupi kryetarësh të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e fundit vendore, kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj dhe Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mylyshi, Kryetarit të Bashkisë Pukë z.Rrok Dodaj, Kryetarit te Bashkisë Has z. Miftar Dauti, Kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz z.Hil Curri mbajti të shtunën punimet e saj.
Asambleja kishte për qëllim:
1. Të shprehë qëndrimin e të zgjedhurve vendorë ndaj farsës së zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe domosdoshmërinë e votës së lirë.
2. Të inkurajojë Kryetarët dhe Këshilltarët bashkiak në betejat për fuqizimin dhe rivendosjen e autonomisë vendore në Shqipëri.
3. Të angazhojë të zgjedhurit vendorë në sfidat për mbrojtjen dhe thellimin e demokracisë lokale, decentralizimit, ntegrimit, shërbimeve dhe financimeve publike, zhvillimit rajonal, pasojat e reformës territoriale e cështje të tjera.
4. Zgjedhjen e organeve të reja përfaqësuese të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Ne perfundim te punimeve asambleja :
-Miratoj rezoluten si vullnet i te zgjedhureve, si dhe
-z.Zgjodhi presidentin e shoqates zotin Fisnik Qosja
-z.Albert Melyshi Nenkryetar
-z.Albert Nalaj Nenkryetar
-z.Ilir Alimehmeti Kryetar i dhomes se keshilltareve
z.Myftar Dauti Kryetar i dhomes se keshilltareve rajonal