Mes të arrestuarve në kuandër të operacionit “Tempulli” është edhe Sajmir Rexhepi i njohur si Ujku i Cërrikut. WebLajm sjell foton teksa “Ujku” i shet lëndë narkotike agjentit të inflitruar të policisë.
Kjo është një ndër disa prova që hetuesit kanë siguruar për grupin e shpërdarësve në qarkun e elbasanit. Ndërsa skema e njëjtë është përdorur në të gjithë vendin.
Përgjimer janë një tjetër provë e hetusve që ka bindur gjykatën ta mbak në qeli Rexhepin dhe të dyshjar të tjerë.
Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysëm është?
Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!
K: A është i mirë të paktën o vlla ?
Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.
Më datë 08.09.2023, rreth orës 15.30 agjenti në mbulim me emrin e koduar “Koli” ka shkuar pranë një lavazhi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik dhe konkretisht në afërsi të rrugës që merr drejtimin për në zonën e Llixhave. Rreth orës 15.35 pranë agjentit afrohet një person i identifikuar si Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Ujku i Cërrikut”, i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra me ngjyrë jeshile, shapka të bardha dhe që në kokë mbante një kurorë. Ky shtetas pasi bisedon pak momente me agjentin, i dorëzon atij një send dhe më pas largohet në drejtim të brendësisë së lavazhit. Për këtë veprim është mbajtur procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental, i shoqëruar me fotografimin përkatës nga grupi i vëzhgimit. Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjenit në mbulim : 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me perdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyre te bardhe të cilat per nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete lende narkotike e llojit Cocaine. U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 1.02 (një pik zero dy) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial xxxxxxxx. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekpertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasi i sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar. Nga procesverbali i tranksiptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime :