Përzgjedhja e tyre si pjesë e trupës së prokurorëve në SPAK u ankimua nga kandidatja e skualifikuar, gjykata e lartë ka lënë në fuqi përzgjedhjen e Elvin Gogajt dhe Alfred Shehut.
Ata u përzgjodhën nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë mes tre hetuesve, ku në garë ishin Gogaxh, Shehu dhe prokurorja Sonila Muhametaj.
Kolegji administrative i gjykatës së lartë, ka rrëzuar rekursin e Muhametaj duke mos e pranuar dhe lënë në fuqi përzgjedhjen e Gogaj dhe Shehu si pjesë e Prokurorisë së Posaçme.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/09/Muhametaj-Gogaj-Shehu.jpg)
Elvin Gogaj, Alfred Shehu, Sonila Muhametaj në KLP
Dispozitivi Gjykatës së Lartë “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala paditëse Sonila Muhametaj, kundër vendimit nr. 83 datë 01.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë”.
. | TIRANË | 31003-00265-00-2023 | SONILA MUHAMETAJ Kundër. KESHILLI I LARTE I PROKURORISË Palë Të Treta; ELVIN GJOKAJ ALFRED SHEHU | Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit nr. 35, dt. 03.11.2021, te KLP-se mbi miratimin e listes se kandidateve qe plotesojne kushtet ligjore per ngritjen ne detyre prane SPAK. Pjese perberese e ketij vendimi eshte dhe raporti permbledhes mbi veprimtarine e Komisionit te Posacem dhe rezultatet e vleresimit. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit nr. 385, dt. 13.12.2021, te KLP-se mbi miratimin e shkalles se vleresimit te kandidateve per ngritjen ne detyre prane SPAK. Pjese perberese e ketij vendimi eshte dhe raporti permbledhes mbi veprimtarine e Komisionit te Posacem dhe rezultatet e vleresimit. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit nr. 386, dt. 13.12.2021, te KLP-se mbi miratimin e listes me renditjen e kandidateve per prokurore Elvin Gokaj, Alfred Shehu dhe Sonila Muhametaj prane Prokurorise se Posacme (SPAK). Ky vleresim eshte bere pjese e shtojces C, formulari 4, pjese perberese e ketij vendimi. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit nr. 387, dt. 13.12.2021, te KLP-se “Per emeriminin si prokuror ne SPAK te kandidatit Elvin Gokaj”. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit nr. 388, dt. 13.12.2021, te KLP-se “Per emeriminin si prokuror ne SPAK te kandidatit Alfred Shehu”. Kundershtimin e vendimit nr. 356, dt. 03.11.2021, nr. 385, dt. 13.12.2021, nr. 386, dt. 13.12.2021, nr. 387, dt. 13.12.2021, nr. 388, dt. 13.12.2021 te KLP-se per kualifikimin, vleresimin paraprak, renditjen e kandidateve, per rrjedhoje skualifikimin tim si kandidat dhe emerimin e dy kandidateve te tjere si prokuror ne SPAK, si akte administrative te nxjerra ne kundershtim me ligjin dhe me vendimin nr. 34, te vitit 2017 te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise. Shfuqizimin e vendimit te Keshillit te Larte te Prokurorise, vendimit nr. 356, dt. 03.11.2021, nr. 385, dt. 13.12.2021, nr. 386, dt. 13.12.2021, nr. 387, dt. 13.12.2021, nr. 388, dt. 13.12.2021 te KLP-se per kualifikimin, vleresimin paraprak, renditjen e kandidateve, per rrjedhoje skualifiklimin tim si kandidat dhe emerimin e dy kandidateve te tjere si prokuror ne SPAK. Kualifikimin per emerim te kandidatit Sonila Muhametaj ne SPAK, per shkak te pikezimit. Detyrimin e pales se paditur Keshilli i Larte i Prokurorise per te vijuar proceduren e emerimit si prokuror prane SPAK te paditesit Sonila Muhametaj (Domi). | G.MEDJA | Mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala paditëse Sonila Muhametaj, kundër vendimit nr. 83 datë 01.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë. |