Prej pak ditësh parkimi i qendrës më të madhe në vend Tirana East Gate nuk është më falas.
Qendra në pronësi të biznesmenit Samir Mane ka vendosur që nga 0 deri në 120 minuta ta ofrojë falas këtë shërbim ta ofrojë falas për klientët. Pas 120 minutave cilido që lë automjetin do duhet të paguaj një tarifë që varion afro 100 lekë/h.
WebLajm ka siguruar biletën e një automjeti që këtë të martë ka paguar 400 lekë për afro 7 e 15 min parkim.
Vendosja e traut të parkimit ka nisur të komentohet edhe në rrjetet sociale nga qytetarët.