Ndryshe nga rrjeti social META i cili në facebook dhe Instagram ndalon reklamimin e duhanit apo cigareve elektrike media në shqipëri është bërë palë me shkelsit, sa i ngjan një lokali lagjeje për të fituar para në dëm të shëndetit të popullatës.
Edhe pse në shqipëri ka një ligj që ndalon reklamimin e cigares, asgjë si ka ndaluar mediat kombëtare apo lokale të reklamojnë cigaren duke bërë shpesh shkrime promovuese se si cigarja pa tym është jo e dëmshme.
Shkrime Indirekte reklamë të cilat ligji i ndalon, botuar në Korrik 2023
WebLajm sjell një vëzhgim se si faqet online të mediave kombëtare e lokale reklamojnë pirjen e cigares elektrike. Ky reklamim bëhet nga agjensitë e marketingut të cilat shpesh imponojnë mediat të bëjnë edhe shkrime promovuese indirekte për lënien e cigares tradicionale dhe nisjen e asaj elektrike!
Por çfarë thotë ligji 56/2019 i cili sillte ndryshime në ligjin bazë të vitit 2006 numër 9636. Ligji numër 56/2019 është në fuqi dhe konsideron pirje duhani edhe atë të cigares elektrike.
“KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pikat 1 dhe 7, ndryshohen si më poshtë:
“1. ‘Produkte duhani’ nënkupton produktet që mund të konsumohen dhe të përmbajnë, qoftë
dhe pjesërisht, duhan të modifikuar gjenetikisht ose jo.”.
“7. ‘Pirje duhani’ është ndezja, thithja dhe mbajtja në dorë e ndezur e çdo produkti duhani, si dhe e cigares elektronike e shishave/nargjileve.”.
E teksa ligji në fuqi cigaren elektronike e konsideron pirje duhani, media e cila e reklamon e fsheh pas emrit tregtar të kompanive të ndryshme që sponsorizojnë reklamat.
Ndalur tek reklamat ligji i vitit 2019 thotë “Në nenin 13, fjalia e fundit, e paragrafit të parë, ndryshohet si më poshtë:“Ndalohet çdo lloj forme tjetër reklamimi e produkteve të duhanit, përfshirë promocionin indirekt përmes ngjyrave që përfaqësojnë logot e kompanive, ose promocionin nëpërmjet ekspozimit të produkteve që imitojnë paketimin e jashtëm të një produkti duhani.”.
Ja se çfarë neni tre konsideron produk duhani sipas ligjit në fuqi për cigaret elektrike:
Në nenin 3, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: 1. Pikat 1 dhe 7, ndryshohen si më poshtë:
“1. ‘Produkte duhani’ nënkupton produktet që mund të konsumohen dhe të përmbajnë, qoftë dhe pjesërisht, duhan të modifikuar gjenetikisht ose jo.”. “7. ‘Pirje duhani’ është ndezja, thithja dhe mbajtja në dorë e ndezur e çdo produkti duhani, si dhe e cigares elektronike e shishave/nargjileve.”. 2. Në pikën 18, pas fjalëve: “plotësisht me mure”, shtohen fjalët: “dhe çdo lloj materiali tjetër”. 3. Pas pikës 18, shtohen pikat 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35 e 36, me këtë përmbajtje: “19. ‘Cigare’ nënkupton një mbështjellje duhani të grirë e cila konsumohet nëpërmjet procesit të djegies, përveç purove, cigarillove dhe mbështjelljeve të tjera të duhanit. 20. ‘Duhan kaush/për t’u dredhur’ nënkupton duhanin e grirë në fije të imëta që përdoret për pirje pa përpunim të mëtejshëm industrial. 21. ‘Duhan për llullë’ nënkupton duhanin e grirë trashë për pirje me llullë. 22. ‘Puro’ nënkupton duhanin e grirë, të mbështjellë me gjethe duhani ose me mbështjellëse letre me ngjyrë duhani, me ose pa filtër, që konsumohet nëpërmjet procesit të djegies. 23. ‘Duhan për nargjile (shisha)’ nënkupton duhanin që konsumohet në formë tymi ose avulli, duke kaluar detyrimisht në një enë uji, i cili mund të jetë ose jo i aromatizuar, ose i përzier me sheqer frutash ose melasë. 24. ‘Duhan për t’u nuhatur (burnot)’ nënkupton një produkt duhani pa tymosje, që konsumohet nëpërmjet nuhatjes. 25. ‘Duhan për përdorim oral’ nënkupton të gjitha produktet e duhanit për përdorim oral, me përjashtim të atyre produkteve që janë për t’u thithur me hundë apo për përtypje, të prodhuara tërësisht ose pjesërisht prej duhanit, në formë pluhuri, grimcash apo të kombinuara së bashku, që paketohen në qeska poroze. 1 Ky projektligj përafrohet pjesërisht me direktivën 2014/40/BE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 3 prill 2014, “Mbi përafrimin e ligjit, rregullave dhe dispozitat administrative të shteteve anëtare rreth prodhimit, prezantimit dhe shitjes së duhanit dhe produkteve të duhanit dhe shfuqizimi i Direktivës 2001/37/KE. Fletore Zyrtare e Bashkimit Evropian, L 127/1, datë 29.4.2014, CELEX nr. 32014L0040. 2
26. ‘Duhan pa tym’ nënkupton një produkt duhani që nuk digjet, duke përfshirë duhanin për përtypje, duhanin për thithje me hundë, duhanin për përdorim oral dhe duhanin me ngrohje. 27. ‘Tym’ nënkupton grimcat e ngurta ose të lëngëta në ajër dhe gazet e krijuara kur një material digjet së bashku me sasinë e ajrit që përthithet apo përzihet me masën, përfshirë edhe tymin e nxjerrë prej mushkërive gjatë duhanpirjes. 28. ‘Djegie’ nënkupton një proces kimik oksidimi që ndodh me një shpejtësi aq të madhe sa të prodhojë nxehtësi dhe zakonisht dritë në formë inkandeshente ose flake. 29. ‘Produktet e reja të duhanit’ nënkuptojnë produktet e duhanit që: a) nuk bëjnë pjesë në asnjë nga kategoritë e mëposhtme si: cigare, duhan kaush/për t’u dredhur, duhan për nargjile, puro, cigarillo, duhan për përtypje, duhan për thithje me hundë, duhan për përdorim nga goja; b) vendosen në treg pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 30. ‘Cigare elektronike’ nënkupton një produkt që mund të përdoret për konsum të avullit që përmban nikotinë me anë të një pjese që vendoset pranë gojës ose çdo përbërës tjetër i atij produkti, duke përfshirë një mbajtëse, një depozitë dhe një pajisje pa mbajtëse ose depozitë. Cigaret elektronike mund të jenë njëpërdorimshme, me rimbushje me anë të një ene për rimbushje ose një depozite, ose mund të rikarikohen me një mbajtëse njëpërdorimshëm. 31. ‘Enë rimbushëse’ nënkupton një pajisje që mban një lëng me përmbajtje nikotine, e cila mund të përdoret për rimbushje të një cigareje elektronike. 32. ‘Duhan me ngrohje’ nënkupton një produkt duhani, posaçërisht i krijuar për t’u ngrohur, që përdoret për të çliruar aerosol që përmban nikotinë dhe substanca të tjera, i cili thithet nga përdoruesit nëpërmjet gojës. 33. ‘Shije karakteristike’ nënkupton një shije apo aromë qartësisht të dallueshme, e ndryshme nga ajo e duhanit si rezultat i përdorimit të një lënde shtesë apo i një kombinimi lëndësh shtesë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: fruta, erëza, barishte, alkool, karamele, mentol ose vanilje, të cilat janë të kuptueshme para ose gjatë konsumit të produkteve të duhanit. 34. ‘Cigarillo’ nënkupton një lloj puroje, me peshë jo më të madhe se 3 gram. 35. ‘Substancë shtesë’ nënkupton një substancë të ndryshme nga duhani, e cila i shtohet një produkti duhani, një njësie pakete ose çdo paketimi të jashtëm. 36. ‘Aromatizues’ nënkupton një substancë shtesë e cila mundëson aromë dhe/ose shije.”.
Ligji është drastik dhe me gjoba të larta, por mesa duket askush ska mundur ti shoh reklamat që janë online në faqet zyrtare të mediave.
Neni 13 është në fuqi edhe në ligjin e vjetër dhe atë të ndryshuar në 2019 dhe parashikon se për reklamimin e dunapirjes qoftë edhe produkteve të duhanit sic konsiderohen cigaret elektrike apo elektronike
Neni 13
Ndalohen reklama dhe promovimi i produkteve të duhanit nëpërmjet medies së shkruar, transmetimeve televizive e radiofonike dhe shërbimeve të shoqërive të informacionit.Ndalohen reklama dhe promovimi i çdo lloji dhe forme tjetër të produkteve të duhanit.
Ndalohet, për qëllime reklame apo promovimi, botimi i fotografive, vizatimeve etj., në të cilat shfaqen persona që pinë duhan dhe i imazheve që krijojnë përshtypje të gabuar te publiku për karakteristikat e produkteve të duhanit, efektet e përdorimit të tyre në shëndet, rreziqet dhe/ose dëmet.
Nuk përbëjnë reklamë dhe promovim të produkteve të duhanit librat teknikë, revistat dhe botimet e tjera profesionale për duhanin.
Neni 13/ i ndryshuar në vitin 2019
Në nenin 13, fjalia e fundit, e paragrafit të parë, ndryshohet si më poshtë: “Ndalohet çdo lloj forme tjetër reklamimi e produkteve të duhanit, përfshirë promocionin indirekt përmes ngjyrave që përfaqësojnë logot e kompanive, ose promocionin nëpërmjet ekspozimit të produkteve që imitojnë paketimin e jashtëm të një produkti duhani.”.
Neni 20
“dh) shkelja e nenit 13, paragrafi i parë dhe i dytë, dënohet me 3 000 000 (tre milionë) lekë gjobë për pronarin e veprimtarisë së reklamës, medies së shkruar, transmetimit televiziv, radiofonik apo të shërbimit të shoqërisë së informacionit;
e) shkelja e nenit 14 dënohet me 3 000000 (tre milionë) lekë gjobë për subjektin prodhues,
importues apo tregtues të produkteve të duhanit, që ka kryer shkeljen;
ë) mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara në paragrafin e parë të nenit 16 nga pronari/administratori apo personi i caktuar përgjegjës prej tyre dënohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë për pronarin/administratorin e mjediseve apo personin e caktuar’ prej tyre.
Sanksionet për kundërvajtjet administrative, të parashikuara më sipër, ekzekutohen menjëherë.Ankimi për to bëhet në përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për ndërvajtjetadministrative”, të ndryshuar.