Ky lajm u shpërnda rrufeshëm, misteri mbeti nga hyri? Spak ka një derë ku hynë cilidoqoftë zyrtar. Pa mburrje meritë për këtë kam edhe une si gazetar dhe këtë e dinë ata që rrinë në terren nga dita kur dikush guxoi të fsheh një kryebashkiak.
Koha kur futeshe në një derë e dilje nga tjetra në Spak përfundoi me OK e Arben Krajës dhe miratimin për ta vazhduar këtë standart nga Altin Dumani.
Duhet ta ndjekësh atë institucion nga pranë të kuptosh, kush hyn e del aty. Ka pafund raste kur personazhe të rëndësishëm të jetës politike e publike siç hyn dalin dhe kamera si kap e gazetarët jo të gjithë i njohin!
Por ama, që erdhi Veliaj edhe gazetarët se panë por e pa burimi! Kjo sipas spak zyrtarisht ska ndodhur.
Kreu i spak e tha sot para shumë gazetarëve se z.Veliaj po të ishte pyetur do të kish ndodhur në orarin zyrtar 8 me 16 e ju media do e kishit parë.
Lajmet sot jo të gjitha bëhen e botohen për të informuar publikun dhe këtë fakt Spak tashmë e ka të qartë
E vërteta një është, opinionet dhe qëndrimet disa.
Veliaj në Spak! FakeNewsl