Kallëzimi i plotë i familjes Spahiu për vdekjen e 3 vjeçarit Brian. Një vizitë rutinë tek dentisti është kthyer në tragjedi!
Disa pyetje që nxjerrin në pah se mjeksia e klinikave private është jashtë kontrollit?
Mundet një spital zemre të ofroj shërbime stomatologjie? Nqs po a ishte i liçensuar dhe çertifikuar?
Ligjërisht pacienti dhe familja duhet të informohet edhe për raste fataliteti, përse familjes Spahiu edhe sot si jepet epikriza apo diagnoza dhe kartela e vdekjes me shkakun?
Pas lajmit të publikuar në weblajm.com shumë denoncime të tjera janë bërë ndaj Klinikës “Spitali i Zemrës”?
Përse mjeku Roland Xhaxho vendosi të dërgojë në shtëpi pacientin Brian Spahiu dhe jo ta shtronte urgjentisht në qsut apo pediatri?
A është i vërtet pretendimi i familjarëve për ndërhyrje në 14 dhëmbët e të miturit njëherazi?
Çfraë mjekimesh i janë dhënë pacientit pasi u nxorr nga Klinika?
Në momentin e pranimit dhe ndërhyrjeve, a i janë kryer ekzaminimit të miturit nëse kishte apo jo komplikacione të tjera?
Mjeku Roland Xhaxho dhe stafi i tij përtej hetimit penal detyrohen edhe moralisht e po aq profesionalisht këto përgjigje tia japin sot edhe opinionit publik!
Asnjë mjek nuk dëshiron fatalitet tek pacienti, por kur ndodh çdo mjek duhet të jetë human, profesional dhe dinjitoz.
Kallëzimi penal dhe kartela e 3 vjeçarit
Comments 1