Vëndi që vret Shqiponja. Vendi që ka përzënë aq shumë të rinjë e të reja, familje e breza! Aq sa emoragjia sociale është plaga që se Kuron dot asnjë Konçesion.
Vëndi ku Shqiptarët e ndershëm s’gjejnë e s’blejnë dot bileta as për ndeshjen e rradhës.
Ato i blejnë shpërndajnë ata! Jo vetem Oligarkët por edhe enturazhi i tyre.
Vendi Ku shumë pritet nga SPAK! Pasi tek qeveria dhe opozita publiku ka zhgënjim.
Por Spak sështë as më shume e as më pak se sa tifoz në këtë ditë!
Vend i bekuar nga zoti
Vend i keqpërdorur nga i zoti (Shqiptari)
Vend ku sot me Flamurin Kuq e Zi janë mbështjellur shumica e atyre që përdhosin çdo ditë flamurin, bashkëjetesën, shqipërinë dhe çtë munden në këtë atdheun tonë dhe plaçkën e tyre.
Fitofsh Kombëtare
Paç fat
Fitosh edhe pë hir të shpendit që në Përmet i morën lirinë në emër të babëzis.
O Shqipe, kur sdo atdheun!
Komëtaren e don veç për 90′ pasi kur fikën dritat, Shqipëria sbën është moto e atyre “O sa mirë me ken Shqiptar”!