Një hetim intensiv i policisë së Durrësit ka zbuluar praktikën e re të vjedhjes së banesave e bizneseve me çelsin (kopil) Topolino.
WebLajm sjell disa prej modeleve që dyshohet se janë blerë nga grupet kriminale shqiptare dhe janë përdorur masivisht.
Ky dekoder ka aftësin të futet brenda fishekut të bravëz të kopjoj gjurmë e çelsit dhe brenda pak sekondash të kthehet në një çelës që hap derën.
Kosto e këtij çelsi dekoder varion nga 300 deri në 900 euro dhe blihet lehtësisht në faqet online.
Njoftimi i policisë Durrës/ pamjet
Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve në banesa, të ndodhura më parë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Topolino”.
Zbardhen 3 vjedhje të tjera në banesa, sekuestrohen shuma parash, ora, laptop, celular, automjet, si dhe një sasi lënde narkotike.
3 ditë më parë, Policia zbardhi 7 raste të tjera të vjedhjeve në banesa dhe sekuestroi shuma të mëdha lekësh, aksesorë dhe bizhuteri.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Topolino”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:
O. S., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga e cila ka rezultuar se ky shtetas, në harkun kohor korrik – tetor 2023, në qytetin e Durrësit, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, në mënyrë të fshehtë, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa, konkretisht:
• Më datë 12.10.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur në një banesë, bizhuteri floriri të ndryshme me vlerë 8000 euro;
• Më datë 15.09.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, në një banesë, ka vjedhur sende me vlerë;
• Më datë 22.07.2023, në lagjen nr. 4, Durrës, në një banesë, ka vjedhur 9 ora dore të markave të ndryshme dhe 1 laptop.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pjesë e sendeve të vjedhura, konkretisht: 1 laptop, 9 ora dore të markave të ndryshme, 3310 euro, 1 çantë marsup, 2 celuarë, 1 automjet, si dhe 1 çelës universal (topolino) që shërben për hapjen e dyerve, rrobat e përdorura nga autori gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe nje sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e gjetur gatë kontrollit të banesës së autorit.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. S.
Materialet procesurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Comments 1