Proçesi i Berlinit nuk është Risi, në fakt ka nisur në 2014. Ky lloj samiti a tryeze pune edhe sikur çdo javë të mbahej në Tiranë, sërish ka vlerë ka lajm ka shpresë! Edhe pse flitet nën e mbi zë se para 2030 Shqipëria BE do e shoh me dylbi!
Dikur në një fushatë kur Lulzim Basha kërkonte vota destinacionin Tiranë-Berlin të emigrantëve e ktheu “Prit pak, mos ik” Berlin-Tiranë. Ai premtonte se pas marrjes së votave do sillte Berlin këtu. Kjo sndodhi votat si mori.
E ja kështu edhe pas 2014 Berlinin e risjell sërish Mazhoranca e majtë drejtuar nga Kryeministri Rama.
Në këtë autobuz Berlin-Tiranë, sot mungonte Opozita sdukej kërkund!!! Kjo munges ta bën të ardhmen të duket edhe më e zymtë. Sepse Opozita vlen. Opozita zyrtare e Bashës ajo me vulë e gjykatë dhe ajo reale e doktorit me vota e elktorat.
Ja dakord dakord, Sali Berishen nuk e takon njeri se takojnë ata sepse është “non grata” nga SHBA, zyrtarisht nga BE nuk është.
Po Lulzim Bashën përse se takojnë xhanëm këta të BE-s? Me të çfarë kanë…..?
Ku ishte Basha sot?
Ja psh në FB e tij dje tregon se ishte e pranë një oxhaku pa zjarr!
Sot asgjëkundi su duk, takime me lider jo e jo. Fundja ai pretendon se është kryeministri i ardhshëm. Ëndrra janë gjëja më e bukur se janë FALAS !nganjëherë ato edhe dalin.
MEDIAT sot raportojë se Basha është takuar me Bajram Begaj, Presidentin. Ok shumë mirë.
Në cilën cilësi?
Çudi e madhe, takimin me Bashën se raklamon si takim as Presidenca.
Basha jo e jo!
I fundit takim publik i Bashës me Presidentin Begaj daton në Janar 2023 sipas fotove.
Përse janë takuar fshehurazi sot Luli dhe Bajrami?





