7irona (7 ditë në Tiron). Ende sështë mbushur 1 javë, 7 ditë të plota. Në Tiranën kryeqytet të Shqiptarëve pas shkëlqimit Kuq e Zi me ndeshjen Shqipëri-Çeki ku stadium e shehi ishin plot, u kalua edhe një tjetër test.
Jo vetëm të akomodimit të mijëra bujtësve! Kaloi testi i një qyteti të sigurt e të qëndrueshëm.
Skeptikët kritikët u mërzitën. Po e drejtë kishte trafik.
Po në qendrën e BE-s, Bruksel në perimetrin e të tilla takimeve ska makina fare, po atje kush Erion Veliaj e ka fajin?!
Po në ndeshje të tilla kampionatesh e jo më kombëtaresh qytete europiane mbyllin 24 e 48 orë, rrugët e aktivitetet ekonomike.
Sporti i përkiti Tirana Kryqeqyteti Sportit. Samiti i njohur si “Proçesi Berlinit” i përkiste jo vetëm Tiranës. Jo vetëm Shqipërisë. Më shumë se ne, më shumë se ata: vendeve Ballkanike. I përkiste rajonit në dekadën 2023-2033. Aty ku u zgjodh Tirana si ngjizje. Nga garda, policia e shtetit, rrugorja e policia bashkiake dhanë një shembull. Ata munden të ofrojnë rend, siguri, qytetari.
Pa u mbyllur samiti, ja bujti në Tiranë Emanuel Macron! E kush është ky? Është Presidenti i një ndër 7 themeluesit të BE-s dhe shteti ku vetoja peshon e po aq miqësia lehtëson.
Më rastisi të pyes fqinjin tim Shkrimtarin e nderuar z.Fatos Kongoli, ishe tek çmimi që mori Kadare nga Macron. Po isha, ishte evenimet mu përgjigj, më kish ftuar personalisht Macron tha.
E mbrëmja në Tiranën tonë u mbyll me një tjetër evenimet. Cilin? Po sportin sërish, pasi ky është viti i Tirona Kryeqytet Europian Sporti. Shqipëri-Bullgari, sigurisht me fitore.
Ja kështu Tirana fitoi disa kartolina.
Me Çekët
Me BE
Me Macron
Me Bullgari, pa futur këtu e ndeshjen me Poloninën pak më shumë se 1 javë.
E mor Erion Veliaj, çi bërë këtij qyteti. Na mbytën të huajt!