Nga arratia Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt. Burime për weblajm bënë me dije se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qëndrore të kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg e që ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.
Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%. Në disa raste interpol dhe europol kanë lokalizuar personar e kërkuar duke gjurmuar rrjetet sociale.