Vdekja e tre vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjeve tek dentisti dhe klinika “spitali i zemrës” në pronësi të Roland Xhaxhos ku ushtron aktivitetin dhe e bija e tij Ina Xhahos stomatologe ka bërë që prokuroria të hap një hetim.
Ende pas më shumë se dy javësh mungon përgjigja e autopsisë se përse ndërroi jetë i mituri Brian? Ndaj klinikës së stomatologëve dhe “spitali i zemrës” nuk kanë munguar denoncimet publike edhe nga persona të tjerë.
WebLajm zbulon një fakt të pa bërë publik më parë, atë të bastisjes së banesës në pronësi të doktorit dhe vjedhjes së parave. Sipas dokumentave rezulton se familjes Xhaxho “skifterat” në këtë rast pastruesja e tyre i ka vjedhur mbi 45 mijë euro.
Këto para sipas denoncimit të familjes së Roland Xhaxho dhe bashkëshortes së tij ishin kursime të nënës së gruas së doktorit, kursime të mbledhura në 30 vite pension dhe ata e kanë konstatuar vjedhjen vetëm pasi nëna (vjerra e doktorit) kishte ndërruar jetë.
Pastruejsa e cila është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaho por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij, doktoreshës Ina Xhaxho.
Pas denoncimt të familjes Xhaxho ka qenë policia dhe prokuroria që kanë hetuar ngjarjen dhe është bërë i mundur dënimi i pastrueses së tyre shtetases A.Xhemali me 2 vite e 8 muaj burg.