Partia Demokratike e ndarë mes PD-s së vulës dhe grupit të Rithemelimit është përplasur sërish në gjykatë këtë të enjte.
Shkak është bërë kërkesa e PD-s së Bashës për regjistrimin e ndryshimeve statutore të miratuar në Kuvendin e thirrur nga Basha i cili është rizgjedhur Kryetar.
Juristi që përfaqësonte PD dhe Bashën Indrit Sefa tha para gjykatës se “Autorizimi i Rithemelimit është një autorizim nul. Nuk janë tagra që ata mund t’i kenë për t’u bërë pjesë në proçes. Komisioni i Rithemelimit, në dijeninë time, nuk ka personalitet juridik. Si i tillë, nuk mund të lëshojë autorizimr përfaqesimi”.
Ndërsa Juristi i Rithemelimit Çlirim Gjata u shpreh se “Këta (PD e vulës) hynë si palë e tretë në Apel. U pranuan si palë. Ndërsa tani, ankohen pse duam të behemi pjesë si palë e tretë. Unë vlerësoj qëndrimin e gjykatës, që po e shqyrton këtë çëështjen pa vonesë, sepse iu intereson edhe ketyre Nëse këta duan ta zvarrisin, ok pastaj.
Duke lexuar vendimarrjen e gjykatës, gjyqtari Niko Rrapo relatoi se gjykata ka vlerësuar se pjesëmarrja e palëve është e nevojshme, pasi kanë interes në zgjidhjen e këtij proçesi. Në këtë momeny gjykata nuk gjen asnjë arsye të revokojë vendimi e saj të mëparshëm për thirrjen e palëve në proces si palë të treta.
Në lidhje me kërkesën e PD pëfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, gjykata vlerëson të legjitimojë praninë e tyre. Në tagrat që Këshilli Kombëtar i ka dhënë 7 deputetëve është edhe përfaqësimi në gjykatë.
Gjykata vlerëson se vullneti i Këshillit kombëtar ka qenë të përfaqësohet nga 7 deputetë. Këta 7 deputetë kanë të drejtën të zgjedhin një avokat. Në këto kushte, akti i përfaqesimit është konform ligjit. Në lidhje me palën e tretë, PD pëfaqesuar nga Këshilli Kombëtar, gjykata vendos të legjitimojë në proces avokatët Marash Logu dhe Redi Ramaj.
Në lidhje me palën e tretë e përfaqesuar nga Komisioni i Rithemelimit, gjykata mban parasysh që i referohet një momenti tjetër proçedurial të PD. Duke patur parasysh objektin e gjykimit, faktin që ka në objekt ndryshimin e studimeve statutore të shtatorit 2023, gjykata konstaton se autorizimi përkatës nuk përfshin tagra të përfaqesimit.
Në përfundim gjyqtari Rrapi i ka dhënë kohë avokatëve të Rithemelimit të saktësojnë aktin e përfaqësimit për t’u ligjëruar si palë e tretë në proçes. Për të mos zvarritur procesin, gjykata i kërkon palëve të shmangin kërkesat për shtyrje, si edhe të plotësojnë në kohë detyrat e gjykatës, ndërsa seanca e rradhës do të mbahet më 25 tetor ora 10:00.