Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, është ndaluar nga policia me urdhër të SPAK. Malltezi është ndaluar në aeroportin e Rinasit. Sipas burimeve nga SPAK, Malltezi akuzohet për pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Hetimet ndiqen nga prokurorët specialë Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai. Jamarbër Malltezi kishte shkuar në aeroportin e Rinasit për të pritur një person të njohur të tij.
SPAK ka dhënë masë sigurie edhe për Sali Berishën, duke caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për ish-Kryeministrin. Ndërsa masë sigurie është caktuar edhe ndaj Fatmir Belteshi, ndërtuesi i kompleksit Partizani dhe fimrës Kontakt.
Akuza që rëndon ndaj Ish Kryeministrit është ajo e korrupsion pasiv I funksionareve të lartë shtetërorë, parashikuar nga neni 260 I Kodit Penal. Vendimi i GJKKO është dhënë nga kryetarja e kësaj gjykate znj.Irena Gjoka.
Spak nuk ka kërkuar autorizim në parlament ndaj deputetit Sali Berisha pasi sipas Spak autorizim kërkohet për masën e sigurisë arrest në burg e arrest shtëpie. Dy masa të cilat nuk janë aplikuar ndaj Berishës, pasi gjkko ka konfirmuar masën e digurisë ndalim jashtë vendit dhe detyrim paraqitje në BKH.