Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ka mohuar e fshehur në asnjë CV.
Kjo për kohën sa e kam ndjekur unë! Nga të qenit e Krajës në Prokurorin e Përgjithshme e deri tani 1 në 17, pasi do bëhen 20 prokuror në Spak.
Kraja ushtar i Taulant Ballës? Këtë do e ëndërronte çdo politikan, me siguri edhe vetë Taulanti. Por e vërteta është JO. E pikërisht Kraja e ka thirr Taulantin jo pak herë për deklarime.
Dreka, Darka, druaj se as kafe kortezie nuk ka mes tyre se mik e ushtar!!!! Jo Jo.
Për tu kthyer tek firma më e fundit e Krajës, kërkesa për masë ndaj Doktorit, Malltezit dhe një Biznesmeni.
Unë se kam fsheh e sdo e fsheh kurrë admirin personal si politikan ndaj Sali Berishës.
Për veprimet e aktet e tija, besoj se ai jep vetë përgjigje si para ligjit e publikut.
Por të thuash se Kraja firmosi!!! Jo Kraja kërkoi sëbashku me prokuroren Millonai dhe gjykata i miratoi.
Po po Ky Kraja që në kohë të komunizmit ka qenë hetues e vetë doktori ka qenë Mjek.
Ky Kraja që në kohë të Mazhorancës drejtuar nga Ilir Meta ka qenë drejtues i hetimit financiar zyrë në varësi të qeveris Meta.
Ky Kraja që heton Gërdecin
Ky Kraja që heton zyrtar
Ky Kraja që heton mazhorancën aktuale
Ky Kraja që firmosi për autorizim ndaj Saimir Tahiri e Alqi Bllakos
Ky Kraja që firmosi ngritjen e Spak-ut. Sdi në e zgjodhën apo e meritoi, ajo që di është se e ndërtoi.
Sot e vazhdon Altin Dumani drejtimin, një tjetër do jetë pas 3 viteve.
E pikërisht firma e Krajës ka bërë që sot mjaft politikan, biznesmen, apo Kriminel. Të mos kenë vetëm frikë për lirinë. Por brejtie ndërgjegje për padrejtësin e kryer dikur apo tani. Të jenë nga Maja e Olimpit në birucat e burgjeve që shumica janë ndërtuar fiks në diktaturë! Ata i bën të flasin përçart ose me veten.
Në Spak, kjo ishte një dosje e 2020. Imagjinoni pak si janë të 2021-2022-2023, ato me SkyEncro, ato me Klering, ato me Para, ato me Media, ato me Banka, ato me PPP.
Ato me Presidencë, Qeveri, Ushtri e Bashki.
Ja Kraja hetues komunizimi: por ai sështë më drejtues. Nga të gjitha hetimet që përmenda më lart të cilat Spak i ka drejt fundit, Kraja ka 2 të tilla.
Po Dumanit çdo i thoni?
Po shumicës së hetuesve aty që moshën mesatare e kanë 35-40 vjeç.
Uroj që me prova ta fitoni betejën me drejtësin. Pa kush ka punuar ku? në komunizëm apo demokracin hibride shqiptare. Është fiks si ajo fabula: Bëj si them unë mos bëj si Bëj unë.