Gjykata e posaçme ka nisur seancën për vlersimin e ekzekutimeve të masave tē sigurisë për aferën e klubit “Partizani”.
WebLajm sjell pamjet nga seanca ku Jamarbër Malltezi është në kafazin e qelqtë dhe Fatmir Bektashi në sallë. Gjyqtarja Irena Gjoka ka pranuar kërkesën e avokatëve duke u dhënë kohë deri në ora 16 që ata të njihen me dosjen dhe fashikullin. Seanca ka rinisur në 16:00 dhe vazhdon me dyer të mbyllura. Ndërkohë të martën ora 14:00 Gjkko ka caktuar seancën për ish Kryeministrin Berisha.
WebLajm sjell edhe listën me 25 pasuri të Malltezit për të cilat Gjkko me kërkes të Spak ka vendosur sekuestro preventive.
Ndërkohë pas një seance maratonë gjkko ka vendos të lërë në fuqi masat e dhëna në munges. Arrest për Malltezin dhe Detyrim Paraqitje e bllokim pasaporte për Bektashin.