Familjet e goditura nga tërmeti i 2019-ës të cilëve ende su janë rindërtuar shtëpitë apo rikonstruktuar kanë pesë muaj pa marrë bonusin e qirasë.
Këtë fakt e bënë publike deputetja e Partisë Demokratike në Krujë znj. Merita Bakiu e cila ka kërkuar nëpërmjet parlamentit një përgjigje nga Ministria e Ekonomisë.
WebLajm ka siguruar kërkesën ku znj.Bakiu pyet se Përse është ndërprerë bonusi i qirasë prej Majit 2023 dhe kur do të përfundojë proçesi i rindërtimit.
Kjo kërkesë e zonjës Bakiu është depozituar në Parlament pak ditë më parë, por ende nuk ka një përgjigje apo datë se kur ministi aktual i ekonomisë z.Ervin Mete do të përgjigjet.
Thumana në Krujë ishte një prej zonave më të goditura nga tërmeti 26 Nëntor 2019 duke shkaktuar 24 viktima nga lëkundjet e tokës e deri në rrafshimin e qytezës.
Aktualisht nëpërmjet ridnërtimit është bërë e mundur hapja e lagjeve të reja në Thumanë ku me qindra familje janë strehuar aty.
Në kërkesën për përgjigje të deptuetes nga PD zyrtare e z.Basha nuk ka një shifër se sa është numri i familjeve të cialt ende nuk kanë marrë apartamente, nuk kanë përfunduar proçsin e rikonstruksionit të banesave e po ashtu sa prej tyre smarrin bonus qiraje.
Durrësi, Kruja, Thumana ishin zonat më të prekura në të cilat proçesi i rindërtimit është ende i hapur për palate dhe lagje të reja, ndërsa pas nuk mbetet edhe Tirana me lagjet si 5 Maji apo Ndroqi të cilat kanë përfunduar.