WebLajm mëson se Spak ka vënë në hetim kryebashkiakun e Këlcyrës Klemend Ndoni për korrupsion zgjedhor.
Spak ka nisur marrjen në pyetje të banorëve të cilët kanë marrë premtime nga stafi politik i Kryebashkiakut për ndihmë ekonomike, rregullim çatish dhe shtëpish.

Ky hetim po ndiqet nga Prokurori Ols Dado, ndërsa në pyetje pritrt të merret dhe Kryebashkiaku Ndoni.
Pak ditë më parë Spak mori të pandehur Edison Memollën kryebashkiakun e Rrogozhinës po për korrupsion zhjedhor.
