Pak ditë më parë është rihapur për publikun salla e Teatrit pranë Akademisë së Arteve. WebLajm sjell një kolazh me foto nga salla e restauruar në detaje e cila ka ruajtur identitetin e çdo aksesori e materiali të përdorur. Ky projekt restaurimi u realizua nga studio Arkitekturës “Atelier 4”




Teatri i Akademisë së Arteve është rihapur së fundmi për publikun, duke përmbyllur projektin e restaurimit të thellë dhe kthimit në identitet të të gjithë pjesës së korpusit të klasifikuar si “Monument i Trashëgimisë Kulturore”.Aty ku punohet prej disa vitesh në bazë të materialeve arkivore, në bashkëpunim me restauruesit e Universitetit të Firences, ku salla e teatrit ishte pjesa më e çmuar dhe sfiduese për të gjitha ekipet e përfshira në projekt, thuhet në postimin e studio së arkitekturës “Atelier 4”




