Politika Shqiptare, aq më shumë të zgjedhurit që në Kushtetutë betohen për respektimin e shtetit, shtetit ku dikush guxon ti tregojë paligjshmërit e tyre e kur guxon më tepër ti hetojë! Ata, ato bëhen agresiv, flasin përçarët, kërcënojnë, santazhojnë, e zbrasin artilerin në sulme direkte. Po po me emër e mbiemër.
Ligjvënësi të tillë situatë e ka paraparë përtej se kush qeveris apo është në opozitë. E në të tilla raste ka përcaktuar Institucione mburojë, apo rojtarë.
Kur sulmohen gjyqtarë është Këshilli i Lartë Gjyqësorë e kur sulmohen Prokurorë është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, njohur edhe si KLP-ja.
Rasti më i fundit është sulmi që ish Kryeministri Berisha, sot deputet dhe kreu i PD-s i bën dy Magjistratëve: Arben Krajës dhe Enkeleida Millonait.
Po çfarë kanë bërë dy Prokurorët?
Ata janë përzgjedhur me short të hetojnë, fillimisht Millonai e më pas si pjesë e hetimit është shtuar edhe ish kreu i SPAK, z.Kraja.
Kanë hetuar drejt, me prova, me fakte, apo me gjysëm prova!? Deri tani gjykata ja ka çertifikuar veprimet hetimore. Sështë çudi apeli t’ia rrëzojë, e larta po ashtu apo edhe Kushtetuesja.
Sëpari një Prokuror është punonjës Shteti, nqs ai anatemohet. Është njësoj sikur të anatemohet një polic, një mësues, një mjek, një drejtor, një ministër, një politikan, një kryeminsitër apo ish kryeministër.
E teska të mos ndodhte do të ishte Ideale, realiteti ka treguar se KJO nuk ndodh në Shqipëri. Rasti i dy prokurorëve të SPAK sështë i vetmit. Ervin Karanxha ish prokuror i Tiranës është denigruar e deri në santazhuar nga grupe Interesi. Për rastin e tij KLP heshti, pas tij rradha ishte për ish Prokuroren Elisabeta Imeraj edhe drejtuese e Prokurorisë Tiranë. Kreu i Opozitës së Vulës sot, asokohe kreu i PD-s së pa ndarë z.Lulzim Basha e denigroi publikisht, po po në media. KLP heshti!
Më pas ishte Kryeministri Edi Rama që ju vërsul SPAK për hetimet të njëanshme, pra vetëm në kampin e të majtës. KLP heshti!
Tani u ritkhyen sulmet dhe sërish KLP hesht. Po mirë mo qeverisja e Prokurorëve? E dini që me këtë heshtje, o legjitimoni sulmet ose sëpaku as ju sjeni të bindur se prokurorët kanë vepruar drejt. Ndaj sa sështë vonë se herët jo e jo, thoni çfarë ligji ju detyron.
Cili ligj? Ja ky ligj e nen, Neni 185 I ligjit nr.115 te vitit 2016
Ja ky ligj e nen, Neni 185 I ligjit nr.115 te vitit 2016
Çfarë thotë?
Këshilli, me nismë ose bazuar në kërkesat e prokurorëve, mund të bëjë deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve të veçantë kur gjykon se të drejtat e tyre njerëzore rrezikohen të shkelen për shkak të kryerjes së detyrës ose se kryerja e funksioneve të tyre ligjore po rrezikohet ose mund të rrezikohet si rezultat i veprimeve ose qëndrimeve të çdo subjekti publik ose privat.
Ja çfarë thotë ligji, por nëse ju jeni të zënë dhe skeni koha ta shihni çfarë po ndodh atëher, ska gjë. Funjda SPAK e Magjistratët me Pushtetin po përballen. Pushtet jeni edhe ju me emërime edhe ata me votime!