Altin Dumani sëbashku me vartësit e tij kanë mbërritur këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
WbLajm mëson ekskluzivisht se Prokurorët e SPAK do të jenë në SHBA për disa ditë në kuadër të bashkëpunimit të këtij instituicioni me departamentin e shtetit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA.
Pjesë e delgacionit janë Altin Dumani drejtues i SPAK, i cili ndjek personalisht disa çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Arben Kraja ish drejtesi i SPAK, prokuror tek dosja Gërdeci sëbashku me Prokurorin Klodian Braho.
Vladimir Mara dhe Dritan Prençi prokuror të cilët hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin përfshi edhe dosjen e Inceneratorëve.
Enkeledia Millonai e cila është prokurorja që nisi hetimet për dosjen Partizani, ku më pas u bashkua këtij hetimi edhe Arben Kraja.
Pjesë e delegacionit është edhe prokurorja Dorina Bejko e cila është në grupin hetimorë të dosjes për krim e korrupsion zgjedhorë ku në pranga është Fredi Beleri.