Jamarbër Malltezi kërkon lirinë në apel, seancë e cila pritet të shqyrtohet deri javën e ardhshme ndërsa agjensia e aseteve të sekuestruarra dhe konfiskuara cakton administratoren Eglantina Osmanlli si person përgjegjës për pronat e Malltezit.
WebLajm ka mundur të sigurojë vendimin ku këto prona prej pesë ditësh tashmë janë nën administrimin e shtetit dhe smund të tjetërsohen deri në përfundim të gjykimit në themel të çështjes.


Ndër asetet e sekuestruara apo konfiskuara nga gjykatat Osmanlli rezulton se ka qenë e përzgjedhur për të administruar edhe pronat e biznesmenit Italian Francesco Bechetti, pronari ish televizionit AgonChannel.