Ish deputeti Mark Frroku që ka qenë me përfaqëtsuesit e Kishës është arrestuar.
Konflikti tek kepi rodinit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku. Ai eshte vene ne pranga nga policia e durresit pas hetimeve mbi perplasjen e se dieles mes disa banoreve dhe perfaqesuesve te kishes lidhur me pretendimin per pronesine e tokes ne zonen bregdetare. Ish-deputeti Mark Frroku ka qene i pranishem ne vendngjarje dhe bashke me te jane ngritur akuza edhe ndaj disa personave te tjere. Kjo nuk eshte hera e pare qe ish-ligjvenesi ka probleme me drejtesine
Durrës/Informacion paraprak
Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri. Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.
Manzë Durrës
Vihen në pranga shtetasit:
Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka,
Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.
Shpallet në kërkim shtetasi Besnik Toma.
Procedohet në gjëndje të lirë shtetasi Ndue Sokoli.