WebLajm mëson se drejtori i parë i larguar me ardhjen e Ballës në Ministri është kreu i krimeve kibernetike.

Hergis Jica është zëvëndësuar me Elvira Gjana, ndërsa në krye të drejtorisë së rë të marrëdhënies me publikin në polici është emëruar Flrojan Sulejmani.

WebLajm mëson se Sulejmani pritet të fitojë edhe konkursin për kreun e ri të agjencisë së mbikqyrjes policore.
Ndërsa lëvizjet e drejtuesve pritet të prekin 10 qarqe mes tyre edhe Tiranën.
Ndërsa posti i Kryepolicit Muhamet Rrumbullaku është ende në diskutim mes Ballës dhe kryeministrit Rama.
Ndërsa sot në policinë e shtetit është zhvilluar proçesi i konkursit të gradave për pozicione të veçanta, një proçes i mbajtur krejtësisht larg vëmëndjes së medias dhe opinionit publik.
Në këtë proçes kanë fituar grada komisar personat që kanë ardhur jashtë rradhëve të policisë.