Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nga drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes teksa dita e sotme ka reshje të larta shiu. Mbajtia e distancave mes mjeteve, rregullimi i shpejtësisë dhe ndezja e dritave janë disa nga masat që duhen respektuar nga shoferët teksa udhëtojnë për të shmangur incidentet.

📍Gjatë ditës së sotme janë parashikuar reshje shiu me intensitet të lartë në të gjithë vendin 💦
⚠️Bëni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në ditët me shi🌧️
👉Kontraktorët me mjete dhe punëtorë 🦺janë në terren për pastrimin e plotë të rrugës nga gurët apo inertet👨🔧
🚗Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha rrugët kombëtare🛣