WebLajm mëson ekskluzivisht se Spak ka zgjeruar hetimet në Bashkinë Kamëz. Një ditë më parë teksa kryebashkiaku Rakip Suli është paraqitur para oficerëve të BKH-së ai ka dorëzuar edhe kontratën e pastrimit të qytetit firmosur me një kompani private.
Burimet sqaruan për weblajm se kjo kontratë po hetohet pasi në terren janë gjetur mjaft shkelje nga kompania fituese, shkelje për të cilat bashkia ska marrë masa më herët për mosrespektim kontrate.
Një tjetër dokument i sekuestruar tashmë nga Spak është edhe shkresa që kjo Bashki i ka nisur Ministrisë së Financave për të ndërprerë pagesat për firmën e pastrimit.
Kjo shkresë sqaruan burimet është dërguar nga bashkia vetëm pas nisjes së hetimeve nga Spak.
z.Suli para mediave tha se u paraqit dhe flet vetëm me dokumenta, duke e cilësuar një ditë të mirë praninë e tij në Spak.
WebLajm mëson se pas disa ditësh z.Rakip Suli do të rithirret nga hetuesit për të dhënë deklarime mbi hetimet e nisura ndaj tij.
Të tjera kontrata që po hetohen nga Spak janë ndërtime në zonën e Valias realizuar me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit dhe afro 12 leje ndërtimi për kushtin e 3 % që ndëruesi duhet ti ofrojë Bashkisë.
Për mos respektim të kushtit për 3 % sipërfaqe për çdo leje ndërtimi mbi 2000 m2, z.Suli pas marrjes së detyrës ka kallëzuar penalisht ish paraardhësin e tij z.Xhelal Mziu sot deputet.