Asfaltohen 5 rrugë dhe rrugica në kryeqytet. Investimet janë kryer nga Bashkia e Tiranës. Pjesë e rikonstruksionit ishte asfaltimi i rrugëve, por edhe të gjitha rrugicave ku janë hasur problematika nga qytetarët.
Punonjësit e terrenit në Bashkinë e Tiranës vijojnë çdo ditë misionin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Sipas njoftimet stafi i punëve publike është kujdesur për riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara në disa zona, si:
📍Rruga “Hiqmet Buzi”,
📍Pranë ATSH,
📍Bulevardi “Gjergj Fishta”,
📍Rruga “Hasbi Serani”,
📍Rruga e Vilave,

