Ish deputeti LSI dhe krahu i djathtë dikur i ish Presidentit Meta, Agron Çela thërritet nga Spak.
WebLajm mëson se Çela është thirrur nga hetusit që morën në pyetje ish Presidentin Meta, gazetarin Ilir Kulla dhe biznesmenin Dorian Duçka.
Çela është person që nga Spak konsiderohet në dijeni të rrethanave të hetimit dhe njohjeve me ish bosin e Dia Kastriot Ismailiaj dhe ish eprorin e tij politik Metën.
Sot Çela mban postin e deputetit Socialist në qarkun Shkodër, pas trampolinës politike nga LSI tek PS.
Në përfundim të deklarimeve z.Çela tha se se njeh Kastriot Ismailaj, aferën Çez-Dia por njeh presidentin Meta dhe me të ka marrëdhënie shumë të mira. I pyetur pse ishte në Spak ai deklaroi se ishte për punët e tij.