Kryebashkiaku në detyrë i Mallakstrës Qerim Imsailaj për të cilin SPAK kërkoi 1 vit burg për fshehje të dënimit në formularin e dekriminalizimit, punësohet si pjesë e stafit të Muzeut Historik Fier. WebLajm mëson ekskluzivisht se Ismailaj ka kryer këtë punë pranë muzeut, në shlyerje të dënimit dhënë nga gjykata e posaçme, dënim të cilin ai se ka ankimuar por e ka pranuar.
Ai ka kryer 40 orë punë në itneres të komunitetit duke dërguar në SPAK vërtetimin se ai ka punaur pranë Muzeut Historik në Fier. Ende mbetet e paqartë puna që ka bërë Ismailaj në Muzeun e Fierit, i cili ka në organikë Ciceron, Historian, Roje, Bileta Shitës apo Drejtues.
Këtë punë prej 40 orësh Ismailaj e ka kryer pa pagesë, ndërsa kjo pritet ti shtohet CV së tij si drejtues i Bashkisë Mallakstër dhe funksionar politik e publik.
Gjykata e Posaçme pranoi këtë kërkesë të SPAK ndërsa dënimi ndaj Ismailajt u dha me kusht, 6 muaj burg konvertuar në 40 orë punë në shërbim të komunitetit.
Për efekt të ligjit të dekriminalizimit Ismailaj është kryebashkiaku i 4 që përballet me këtë ligj dhe i pari që hetohet, gjykohet, dënohet dhe është ende në detyrë.
Ndërsa për efekt të ligjit të dekriminalizimit Ismailaj është kryebashkiaku i 4 që përballet me këtë ligj dhe i pari që hetohet, gjykohet, dënohet dhe është ende në detyrë.
Comments 2