Në dalje të SPAk kryebashkiaku që mbeti në detyrë Kreshnik Hajdari, mohoi të jetë marrë i pandehur. Kjo përgjigje e tij ishte një mashtrim para opinionit publikm, ndërsa rezulton se SPAK atij i ka komunikuar akuzën sipas nenit 190/2 të kodit penal, falsifikim të formularëve vulave e stampave kryer më shumë se njëherë.
Hajdari ka qenë këtë të mërkurë përpara prokurorit Dritan Prençi i cili i ka komunikuar akuzën dhe marrë të pandehur.
Hajdari do të gjykohet në gjëndje të lirë, ndërsa do të jetë gjykata e posaçme që do të vendos për fatin e tij.
Një ditë më parë KQZ vendosi të mos ja heq mandatine fituar në lokalet e 14 maj 2023.
Hajdari rezultons e për dy here rradhazi në formularine dekriminalizmit ska treguar se ka qenë i proçedua nga autoritetet greke. Sipas dosjes së lexuar nga weblajm ai ka një rrethanë lehtësuese para drejtësisë pasi koha e vënies nën akuzë ka qenë 16 vjeç e 9 muaj kur ai ka qenë i mitur.