Teksa pritet që në ditët në vijim të jetë dhe lëvizja më e madhe pranë uniformave blu pas ardhjes në krye të rendit të Ministrit Taulant Balla. Ky i fundit vazhdon të bëj lëvizje me peshë në digasterin që drejton. WebLajm mëson se Balla ka larguar nga zyra e këshilltarit të ministrit kryepolicin Arjanit Arapin me 20 vite karrirë.

Arapi prej Janar 2021 u katapultua në Ministrinë e Brendshme nga Polic terreni e drejtor qarku me fimrë të ish ministrit Çuçi.
WebLajm mëson po ashtu se në tyrezën e Ministrit pas analizës së sezonit turistik dhe bilanceve sipas qarqeve, ndodhen edhe emrat e atyre që do të promovohen apo ulen në detyrë në rradhët e bluve. Kto lëvizje pritet të ndodhin pasi Balla të kthehet nga vizita zyrtare në Moldavi.
