Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e SPAK për të mbajut në qeli ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Ai është arrestuar me kërkesë të prokurorit Sotir Kllapi i cili po heton abuzimet e Dakos për lejet e ndërtimit dhe proçeset e legalizimit kur drejtonte Bashkiknë.
Një tjetër praktikë që SPAK po verikfikon është edhe ajo e një barriere mbrojtëse në lugnomare për të cilin dyshohet se Dako ska zbatuar rekomandimet e kontrollit të lartë të shtetit për të marrë pas paratë e paguuara nga Bashkia, pasi firma kishte abuzuar me sipërfaqën duke e rritur atë artificialisht.
Tre gjyqtarët që firmosën vendimin e mbajties në qeli të Dakos ishin: ILIR PANDA i zgjedhur nënkryetar i kësaj gjykate dhe dy anëtarët MEDI BICI dhe ALBANA BOKSI. Rekursi ishte paraqitur nga Dako i cili kërkoi ndryshimin e masës, ndërsa kjo kërkesë e tij u refuzua duke lënë në fuqi arrestind dhënë nga gjykata e posaçme dhe apeli.